Shënohen 11 viktima dhe 202 raste të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 11 pacientë me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm viktimave në 2,173 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2,810 teste të realizuara, 202 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë 646 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 52 raste, Podujevë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 6 raste, Obiliq 6 raste, Pejë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Leposaviç.

SHKARKO APP