Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Kosovë, ndërron jetë e moshuara nga Gjakova

Edhe një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka qenë i infektuar me COVID-19.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, bëhet fjalë për një të moshuar nga Gjakova, e cila ka vdekur nga një sëmundje tjetër, por që pastaj ka rezultuar pozitive edhe në testin për COVID-19.

“Është e vërtetë që ka vdekur një person nga Gjakova, por jo si pasojë e COVID-19. Pasi ka vdekur, i është bërë testi dhe ka rezultuar pozitiv në COVID-19”, tha Ferdinand Kolaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?