Shërohet ish-kryeparlamentari Krasniqi, testi për Covid i doli negativ

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi,e ka fituar me sukses betejën me Covid-19.

Në një postim në facebook, ai njofton se ka bërë testin për koronavirusin, i cili ka dalë negativ.

Ai falenderon të gjithë mbështetësit e tij që i kanë dhënë kurajo në këtë betejë, ndërsa një falenderim special ka për punonjësit e shëndetësisë për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut.

Krasniqi e njoftoi infektimin nga virusi me 23 korrik.

Krasniqi: Faleminderit të gjithëve! Të nderuar, Shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për C-19, kam dalë negativ, që do të thotë jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz. Në rend të parë falënderoj të gjithë mjekët, shokë e miq që me ndihmuan me këshillat e tyre profesionale, si edhe të gjithë ata shokë e miq që u shqetësuan dhe u interesuan për shëndetin tim dhe me uruan shërim të shpejtë. I falënderoj edhe ata që për shkaqe të ndryshme në këtë kohë pandemie nuk munden të shprehin urimet e mendimet e tyre. Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzor, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut.Respekt për të gjithë!

SHKARKO APP