Sherr mes vajzave pranë stacionit të autobuzit, grushte e shqelma ndaj 17-vjeçares në mes të ditës

Për disa çaste, dje në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë është zhvilluar një skenë e ngjashme si në një ring boksi. Disa vajza, të gjitha nxënëse të një shkolle dhe të së njejtës moshë, janë përfshirë në një rrahje.

E tërë ngjarja është filmuar nga një sinjalizues, e aty nuk kanë munguar as kalimtarët e rastit të cilët kanë ndërhyrë për t’i ndarë vajzat.

Rastin në polici e ka raportuar një nxënëse 17-vjeçare e cila ka deklaruar se nuk është në dijeni se cili është shkaku i sulmit ndaj saj.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Lirije Podrimaj, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës. Ajo ka thënë se policia po punon në identifikimin e vajzave të dyshuara.

SHKARKO APP