Shifra alarmante nga Kosova, regjistrohen 122 raste të reja me koronavirus

Shifra të larta vijnë sërish nga Kosova rasteve me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar 122 raste të reja me virusin vdekjeprurës pas kryerjes së 231 testeve

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë”,- është thënë në njoftim.

Po këtë ditë është thënë se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton koronavirusi, janë shëruar 81 pacientë, duke e çuar numrin total në 1,506. Aktualisht është thënë se në Kosovë janë edhe 1,244 raste tjera aktive me këtë virus. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar 2,799 persona të infektuar me koronavirus. Kujtojmë se 49 pacientë kanë vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?