Shkarkimi i Vjosa Osmanit, rikthimi i kastës së vjetër në Kosovë

Nga Neritan Sejamini –

E vjetra dhe e keqja triumfon edhe një herë në viset shqiptare. Isa Mustafa, një ish-aparatçik i socializmit vetëadministrues jugosllav dhe politikan i përfolur për korrupsion shkarkon Vjollca Osmanin, përfaqësuesen e një politike të re dhe me integritet në Kosovë.

LDK zgjodhi të sakrifikojë Osmanin për Mustafën dhe drejtuesit e vjetër të partisë. Kjo nuk është një përplasje ideologjish apo qasjesh politike—është luftë mes të mirës dhe të keqës. Shkarkimi i Osmanit është akti i dytë i rikthimit hakmarrës dhe triumfal të kastës së vjetër dhe të korruptuar në krye të politikës kosovare, që filloi me rrëzimin e qeverisë Kurti pas vetëm 50 ditësh në pushtet.

Ata që toleruan (me çfarëdo lloj argumenti apo justifikimi) rrëzimin e padrejtë të Kurtit dhe tani të Osmanit ka gjasa të mësojnë së shpejti se politikanët e korruptuar e shesin edhe Kosovën për dy aspra.

SHKARKO APP