Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkarkohet nga detyra Kryeprokurori i Speciales në Kosovë

Kosova E premte, 2 Tetor 2026 17:13
Shkarkohet nga detyra Kryeprokurori i Speciales në Kosovë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të largojë Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Vendimi është marrë në takimin e jashtëzakonshëm të KPK-së, të mbajtur të premten, më 2 tetor 2026, nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi. Sipas KPK-së, vendimi është marrë pas shqyrtimit të çështjes, vlerësimit të rrethanave relevante institucionale dhe profesionale dhe në bazë të kompetencave ligjore të Këshillit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Isufaj do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale. KPK ka njoftuar se vendimi për largimin e Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit është marrë në mbështetje të nenit 22, paragrafi 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-249. Pas largimit të Isufajt, KPK ka caktuar Dren Pacën, prokuror në Prokurorinë Speciale, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të PSRK-së, deri në plotësimin e pozitës në pajtim me procedurat ligjore.

Mund t'ju interesojë

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Para 7 orësh
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Para 9 orësh

KPK ka thënë se caktimi i ushtruesit të detyrës synon të sigurojë vazhdimësinë e funksionimit të Prokurorisë Speciale dhe trajtimin e pandërprerë të rasteve penale. Në komunikatën e publikuar pas mbledhjes, KPK ka renditur disa arsye që, sipas tij, kanë çuar në vendimin për largimin e Isufajt. Ndër to janë përmendur keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale, jokompetenca në ushtrimin e funksionit të Kryeprokurorit, dështimi në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, si dhe mospërmbushja e standardeve të kërkuara të performancës. KPK ka theksuar se këto përfundime janë bazuar në vlerësimin e performancës të realizuar në pajtim me dispozitat ligjore dhe aktet përkatëse nënligjore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Këto nuk përbëjnë vlerësime të përgjithshme apo konsiderata politike, por rrethana të lidhura drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksionit, përgjegjësitë ligjore të bartësit të tij dhe standardet profesionale e institucionale të kërkuara për drejtimin e Prokurorisë Speciale”, thuhet në komunikatën e KPK-së. Sipas Këshillit, secila prej këtyre rrethanave, veçmas dhe në mënyrë të pavarur, përbën bazë për ndërmarrjen e masës së largimit nga pozita. KPK ka shprehur gjithashtu shqetësim për gjendjen e efikasitetit institucional të Prokurorisë Speciale, duke thënë se mënyra e menaxhimit të saj, veçanërisht gjatë katër viteve të fundit, ka ndikuar në dobësimin e efikasitetit dhe rezultateve institucionale.

Këshilli ka vlerësuar se drejtimi i PSRK-së nuk mund të reduktohet vetëm në ushtrimin formal të kompetencave administrative, pasi Kryeprokurori bart përgjegjësi për organizimin, menaxhimin, funksionalitetin dhe rezultatet e institucionit. KPK ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e efikasitetit dhe forcimin e kapaciteteve profesionale e menaxheriale të Prokurorisë Speciale. Vëmendje e veçantë, sipas Këshillit, do t’i kushtohet luftimit të krimit të organizuar dhe transnacional, përfshirë kontrabandimin e migrantëve, trafikimin e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e parave dhe veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojnë përtej kufijve. “KPK nuk do të tolerojë që dobësitë në menaxhim, mungesa e rezultateve apo mosrespektimi i standardeve të performancës të cenojnë funksionimin e Prokurorisë Speciale dhe përmbushjen e misionit të saj ligjor”, thuhet në komunikatë.

Etiketat e lidhura

Blerim Isufajn
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.