Shoku i Cozman flet nga burgu: Pse e qëllova me pistoletë Noizyn
Aktualitet Kosova E Shtunë, 1 Maj 2021 13:34
Emri i tij u bë i njohur për shkak të përleshjes me armë në Prishtinë, ku mbetën të plagosur dy reperët, Noizy dhe Varrosi. Ishte Albert Krasniqi ai i cili qëlloi në drejtim të këngëtarëve shqiptarë dhe për këtë po mbahet i izoluar në paraburgimin e Lipjanit në Kosovë. Biznesmeni që njëkohësisht është edhe mik i ngushtë i reperit Cozman, ka postuar një mesazh nga qelia, duke sqaruar arsyet që e detyruan të përdorë armën.