Shoku i saj u zgjodh në krye të partisë, Vlora Çitaku drejt postit të zv/kryetares së PDK-së
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, pritet të zyrtarizohet në pozitën e zv/kryetares së PDK-së. Çitaku do të jetë numri 2 në partinë më të madhe opozitare, pas zgjedhjes së shokut të saj të fëmijërisë, Memli Krasniqit në pozitën e kryetarit. Pasi Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK-së, njoftoi për ndryshime të rëndësishme në strukturat udhëheqëse të partisë.
“Sot beteja kryesore është në Kuvendin e Kosovës, prandaj në bindjet e mia deputetët duhet ta kenë tërë përqëndrimin e tyre vetem si deputet”, ka thënë Krasniqi kur e prezantoi platformën e tij. Vlora Çitaku do të jetë pjesa e rëndësishme e përbërjes së ekipit të ri të kryetarit të PDK-së.
Ajo dhe Krasniqi kanë nisur takimet dhe vizitat e para pas ndryshimit të udhëheqësisë së partisë. Ata pritën në selinë e partisë dy veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj.