Shpërthen Haradinaj, e quan Isa Mustafën “qen”
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përdorur një gjuhë fyese në drejtim të krerëve të institucioneve dhe sigurimit të Kuvendit të Kosovës.
Këto epitete Haradinaj i ka dhënë në hyrje të Kuvendit, kur është ndalur nga sigurimi, i cili ka thënë se ka patur urdhër për të mos lejuar hyrjen e deputetëve në objektin e Parlamentit.
“Kush e ka thënë atë mendim le të këshillohet me Hashimin, Kadrinë a me Isë qenin”, ka thënë Haradinaj, i cili nuk i përfillur urdhrat e sigurimit.
“Shtyju, budalla”, ka qenë fyerja tjetër që Haradinaj ka bërë në drejtim të punëtorit të sigurimit të Kuvendit.