Shpërthimi i mutacionit indian, Kosova iu ndalon hyrjen shtetasve nga këto tri vende

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në ato shtete.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky vendim duhet të merret për shkak të rrezikut të variantit të ri indian.

Gjithashtu, Vitia tha se shtetasit e Kosovës që vijnë nga këto shtete duhet të karantinohen dhe të testohen dy herë në javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim nuk vlen për shtetasit kosovarë të cilët kalojnë transit në këto shtete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?