Shqipëria me Kosovën unifikojnë diplomacinë, reagon kryeministrja serbe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes, për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo e dënoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e quajtur atë të “tmerrshme”.

Në një intervistë televizive Bërnabiç tha se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë me qëllim pikërisht në kohën kur po zgjidheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrit i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, nënshkruan të martën marrëveshjen për unifikimin e misioneve diplomatike dhe konsullore dhe bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Pacolli, shkroi në Twitter se “ishte i nderuar për nënshkrimin e një marrëveshje historike të bashkëpunimit strategjik”.

“Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global”, tha Pacolli.

Edhe homologu i tij, Gent Cakaj shkroi me të njëjtat tone, duke thënë se marrëveshja “hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?