Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 31 Tetor 2026, 22:49 Milani bëhet “makth” për Interin, fiton herë të katërt radhazi Derbin e Madoninës Milani ka fituar derbin e parë të sezonit 2026/27 ndaj Interit, duke triumfuar me rezultatin 3-1 në përballjen e vlefshme për javën e 10-të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Rikandidimi bashkiak
  • Kurti dhe Kosova
  • Aksident në Lezhë
  • Derbi i Madoninës
  • Chelsea Manchester United
  • Ligji për turizmin
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Rikandidimi bashkiak
  • Kurti dhe Kosova
  • Aksident në Lezhë
  • Derbi i Madoninës
  • Chelsea Manchester United
  • Ligji për turizmin
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shqipja” e Sanxhakut të Serbisë

Aktualitet E diel, 18 Korrik 2021 06:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Sanxhak të Serbisë, shqiptarët e boshnjakëzuar nuk e kanë atë komoditet të shprehen shlirshëm, me ballin lartë, se janë shqiptarë e flasin shqip, përveç në zota e thella malore të rajonit të Tutinit si: Peshteri, Baçica, Shkreli, Borishtica, Ugëlli (Ugao) etj, nëpër të cilat, aty-këtu, dëgjohet ndonjë fjalë shqipe, sidomos kur vijnë mysafirët, ose kur flasin fshehur për të mos kuptuar të afërmit e tyre, që nuk e dinë shqipen. Ugëlli, bën përjashtime, në këtë vendbanim, gjuha shqipe nuk është ruajtur vetëm ndër gjenerata të vjetër, por edhe te fëmijët e tyre si ajo e Sali Hukajt 86 vjeçar, i njohur si Sali Bajri.

Nga Sevdail Hyseni

Në prag të festave të nëntorit, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, me ftesë të Reisit të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi Dr. Sead ef. Nasufoviq, vizitoi Novi Pazarin dhe disa vendbanime të Tutinit, në brezin kufitar me Malin e Zi, atje ku gjuha e shqipe nuk e ka humbur rrënjën e saj. Këto vizita të Myftiut Saqipi, vijnë menjëherë pas atyre të parave të zhvilluara në Greqi, pikërisht në pashallëkun e Ali Pashë Tepelenës e vendlindjen e kolosit të letrave shqipe Faik Konica, si dhe në vendlindjen e Alfabetit të Gjuhës shqipe, në Manastir të Maqedonisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëpër këto troje shqiptare të ndara padrejtësisht nga shtetet serbo-greko-maqedonase, gjuha shqipe ende flitet, jo vetëm nga pleqtë e plakat shqiptare, por aty-këtu edhe nga të rinjtë.

Derisa në Janinën e Ali Pashait dhe të madhit Faik Konica, gjenden shqiptarë të cilët nuk ngurrojnë të deklarojnë origjinën, ka edhe të atillë, që ngurrojnë nga frika të mos shprehen lirshëm, duke pëshpëritur si nën buzë “Shqip flasin vetëm grekët e vjetër!”

Ndërsa edhe në Sanxhak të Serbisë, shqiptarët e boshnjakëzuar nuk e kanë atë komoditet të shprehen shlirshëm, me ballin lartë, se janë shqiptarë e flasin shqip, përveç në zota e thella malore të rajonit të Tutinit si: Peshteri, Baçica, Shkreli, Boroshtica, Ugëlli (Ugao) etj, nëpër të cilat, aty-këtu, dëgjohet ndonjë fjalë shqipe, sidomos kur vijnë mysafirët, ose kur flasin fshehur për të mos kuptuar të afërmit e tyre, që nuk e dinë shqipen. Ugëlli, bën përjashtime, në këtë vendbanim, gjuha shqipe nuk është ruajtur vetëm ndër gjenerata të vjetër, por edhe te fëmijët e tyre si ajo e Sali Hukajt 86 vjeçar, i njohur si Sali Bajri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Baçica – Shqipëria e vogël

Tutini, komuna ku janë më të përqendruar shqiptarët e Sanxhakut

Për të parë nga afër se si frymon gjuha shqipesh në këto troje të lashta ilire, Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, fillimisht vizitoi Peshterin e Poshtëm, duke zgjedhur Baçicën e Sali Makajt, haxhiut, i cili në këto vise gëzon një autoritet dhe popullaritet të pashoq. Po shqip flasin edhe të tjerët e këtij fshati, me të cilët llafosi shqip Myftiu pas faljes së namazit. Ata, nuk harrojnë të përkujtojnë epitetin e dikurshëm që mbante vendlindja e tyre Baçica, të cilën e quanin fshatrat përreth si Shqipëria e Vogël.

Mund t'ju interesojë

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

Para 7 orësh
Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

Para 7 orësh
Protestuesit refuzuan PD në Protestë, reagon Gazment Bardhi

Protestuesit refuzuan PD në Protestë, reagon Gazment Bardhi

Para 8 orësh

Secili që bisedonte me Myftiun në shqip, ia drejtonte gishtin nga Peshteri i Epërm, atje ku shqipja flitet më thekshëm si në Shkrel, Borishticë dhe Ugëll. Këto vendbanime shtrihen në një zonë të thellë malore në një lartësi mbidetare prej 1200 m, në kufi me Malin e Zi, në një largësi prej 4-5 km.

Naser Shkreli, profesor i gjuhës ruse, ish punëtor i arsimit e flet shqipen rrjedhshëm dhe krenohet me fisin e kelmendëve, që ka dhënë burra dhe gra të pushkës dhe pendës. Shkrelët, sot, nuk i ke vetëm në Sanxhak, Bosnje e Maqedoni, por edhe në Amerikë, bile një bijë shqiptare nga Shkrelët (Suzana Shkreli) për pak vota desh u bë kongresmene.

Prof. Naseri, është, ai, burrë që gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Sanxhak, i vetmi është deklaruar dhe është regjistruar si shqiptar, bile nëpër gazmende familjare dhe manifestime kulturore  e mban plisin e bardhë mbi kokë.

Lotët e gëzimit

Duke biseduar me banorët e Shkrelit, njëri nga më të moshuarit e mori një gazetë, që botohet në Amerikë me emrin “Shqiptari”, i cili deri sa e mbante në dorë iu rrokullisën disa pika loti nëpër faqet e tij të mbuluara me rrudha, qoftë nga pasha e viteve, qoftë nga malli për shqipen e folur dhe të shkruar.

Po, nga Shkreli e kemi edhe prof. dr. Rexhepin, nënkryetar të Këshillit Kombëtar për Sanxhak dhe veprimtarë të tjerë, të cilët me punën dhe veprën e tyre e anë nderuar gjithë shqiptarinë.

Biseda me pleqtë e fshatit Ugëll, në konakun e Sali Hukajt, është një nga më të veçantat gjatë këtyre vizitave nëpër Sanxhak. Konakun e këtij burri me tipare të vërteta të malësorit e kanë vizituar edhe miq të tjerë përveç Myftiut, nga i cili janë ndarë me kujtime sa të dhembshme aq edhe krenare.

Saliu 86 vjeçar, djalë i një luftëtari të Shaban Polluzhës, jo vetëm që nuk e ka humbur gjuhën shqipe, por edhe e ruan dhe e zhvillon me gjelozi dhe fanatizëm të madh.

Gjatë bisedave të ngrohta, me plot emocione dhe nostalgji, nuk shpëtonin edhe të sharat, që rridhnin natyrshëm shqip në adresë të atyre, politikanëve nga këto zona, të cilët pak kujdesen për investime, pastaj edhe për ata, që në vend të shqipes po flasin boshnjakçe e serbçe e kështu me radhë.

“Shqipja ruhet, aty ku shkruhet!”

Baba im, thotë Amir Goçi, dikur e mbante shkopin e ngrehur në dorë, duke na kërcënuar të mos flasim boshnjakçe, por vetëm shqip. Mirëpo, me kohën gjërat kanë ndryshuar. Si të ruhet gjuha shqipe në këto vendbanime kur mësimi nëpër shkolla zhvillohet boshnjakisht (serbisht), mjetet e informimit si dhe lutjet nëpër xhamia po ashtu?!

Ndërkaq, Deli Kurbashi, thotë me krenari se fshati i tij Ugëlli, ka Xhaminë më të vjetër në Sanxhak, madje është nga vendet e veçanta që shqipja nuk është humbur si dhe me krenari flet për luftën e fundit për organizimin e të rinjve të këtij fshati, të cilët lëre që u bënë mburojë për fshatrat e tjerë, të rrezikuara nga çetnikët, por edhe dhanë shumë heronj për lirinë e vendit.

Vlen të theksohet se Ugëlli është vendlindja Dr. Sulejman Uglaninit, deputet dhe njëri nga liderët me zë të Sanxhakut, për të cilët banorët e fshatit thonë se pak ka bërë, për përparimin e vendlindjes së tij, të paktën në asfaltimin e rrugëve të mbytura në baltë.

Nga bisedat e zhvilluara me banorët e fshatrave kodrinore të Sanxhakut, nuk shpëton pa u thënë edhe nevoja e hapjes së shkollave shqipe, kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe kërkesat në adresë të Shqipërisë dhe Kosovës, për të bërë më shumë për motivimin e të rinjve për vazhdimin e shkollimit në Universitete shqiptare, me lehtësira në këtë drejtim, ngase vetëm në këtë mënyrë “Shqipja ruhet aty, ku shkruhet!”

Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, për këto vizita të rëndësishme falënderon Reisin e Bashkësisë Islame në Serbi. Dr. Sead def. Nasufoviq, nënkryetarin e Këshillit Kombëtar për Sanxhak Rexhep Shkreli, profesorin e nderuar dr. Mensur Zukurliq dhe gjithë ata që e ndihmuan në realizimin e këtij misioni.

Legjenda:

  1. Mirë se vini në Sanxhak!,
  2. Tutini, komuna ku janë më të përqendruar shqiptarët e Sanxhakut,
  3. Vizita në familjen e Haxhi Salihut ne Baçicë,
  4. Vizita ne shtepin e Sali Bajrit ne Ugell,
  5. Takimi me përfaqësuesit e Keshillit Kombëtar të Sanxhaut- dr. Rexhep Shkreli dhe dr, Mensur Zukorliq,
  6. Shkrelët e Sanxhakut me gazetën shqip në dorë ..
  7. Sali Bajri nga Ugelli, 86 vjeçar,
  8. Haxhi Sali Makaj nga Buçica, 74 vjeçar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milani bëhet “makth” për Interin, fiton herë të katërt radhazi Derbin e Madoninës
Para 6 orësh

Milani bëhet “makth” për Interin, fiton herë të katërt radhazi Derbin e Madoninës

Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!
Para 7 orësh

Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 7 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

Erald Kapri: Ndryshimi po vjen i plotë, s’ka represion që i ndal të rinjtë
Para 7 orësh

Erald Kapri: Ndryshimi po vjen i plotë, s’ka represion që i ndal të rinjtë

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 7 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 7 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit
Para 20 orësh

Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit

4 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
30 Tetor 2026, 23:50

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.