Shqiptarët bëjnë shqiponjën edhe në Maqedoni, reagon ARM: Nuk janë ushtarë

Fotografia që është përhapur në rrjetet sociale dhe në disa portale, ku shihen shiqptarët me uniforma të ushtrisë së Maqedonisë, duke bërë shqiponjën, ka sjellë menjëher reagimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Nga ARM-ja, sipas mediave maqedonase, thonë se fotografia është bërë nga ish-ushtarë të shërbimit ushtarak vullnetar, të cilët nuk janë më radhët e Armatës së Republikës së Maqedonisë, përkatësisht ato pas përfundimit të shërbimit ushtarak vullnetar nuk janë më anëtarë të Ushtrisë, theksoi sot Shtabi i ushtrisë maqedonase.

“Fotografia është bërë në kazermat në Veles gjatë shërbimit ushtarak në periudhën tetor 2014- janar 2015”, informojnë nga ARM.

Simboli i shqiponjës i bërë ditët e fundit nga shumë shqiptarë që shërbejnë në ushtri të ndryshme të botës, vjen në mbështetje të shtatë rekrutëve me origjinë shqiptare në Greqi, të cilët rrezikojnë të dënohen pas publikimit të një fotoje në rrjetet sociale pikërisht me shenjën dy krenare të duarve.

SHKARKO APP