Shqiptarët e Luginës, bojkotuan zgjedhjet presidenciale të Serbisë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk morën pjesë aktive në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të zhvilluara, të dielën e 2 prillit, të vitit 2017.

Arsyet pse ata i thanë “Jo”, zgjedhjeve presidenciale në Serbi, janë të shumta dhe të arsyeshme. Mosinteresim për dalje në zgjedhje ata e shprehën edhe përmes liderëve të tyre institucionalë, në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas koordinatorëve të trupave punues në Preshevë dhe Bujanoc: Agim Ymeri dhe Fadil Haliti, në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, në Luginë të Preshevës, kryesisht kanë votuar vetëm serbët, ndërsa shqiptarët masovikisht bojkotuan këto zgjedhje, madje as romët në Preshevë nuk kanë dalë në votime. Gjithashtu, bëhet e ditur se në këto dy komuna shqiptare, ka pasur vet-votime, ku nuk është hedhur asnjë fletë-votim.

Ndërkaq, në Serbi, sipas të dhënave preliminare, rreth 55 për qind e serbëve me të drejtë vote, nga 6.724.949, kanë votuar për presidentin e ri.

Nga 11 kandidatët për president të Serbisë, vetëm ish kryeministri I Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka fituar bindshëm, që në raundin e parë më 55.20 për qind të votimeve, diku mbi 2 milion vota, duke ia siguruar vetes dhe partisë fitoren për president të shtetit.

47-vjeçari Vuçiq e shpalli veten fitues dhe tha se “serbët ia kishin dhënë votën politikës së tij të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke ruajtur lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën”.

“Unë jam shumë krenar, që ne kam marrë një besim të madh të qytetarëve të Serbisë, nga 3.6 milionë zgjedhës që dolën në votime për ne votuan 2 milionë 35 mijë vota”, tha president i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Gjithashtu, presidenti Vuçiq, tha përpara mbështetësve të tije se fitorja ishte e pastër si loti, dhe se ka fituar 12 për qind më tepër vota se kandidatët e tjerë: Jankoviq 16,3 për qind, Maksimoviq 9,4, Jeremiq  5,7, Shesheli 4,4, Obradoviq 2,2, Raduloviq 1,4, Stamenkoviq 1,2, Çanak 1,1, Popoviq 1,1 i Peroviq 0,3 për qind të votave.

Fitorja e Aleksandër Vuçiqit, që në rrethin e parë për president shteti, za zgjuar reagimin e menjëhershëm të kryetares së Komitetit të Helsinkut, Sonja Biseerko, në shkrimin e publikuar në gazetën “Danas”, të Vojvodinës, me titull: “Në hap drejt sistemit njëpartiak”

“Radikalët / Progresistët, kanë qenë gjithmonë partia me mbështetjen më të madhe pas partisë së Milosheviqit SPS, por deri në vitin 2012, nuk ka arritur të marrin pushtetin. Mirëpo, kur ndodhi që ata morën pushtetin absolut, gjatë katër viteve të fundit, e kanë ndryshuar skenën politike në Serbi, pa ndonjë rezistencë të opozitën dhe shoqërisë civile. Gjatë kësaj kohe ata arritën të diskreditojnë jetën e partisë, dhe me këtë edhe të demokracisë. Mediet i vunë vënë nën kontroll, e cila është një ndalesë shtesë për të parandaluar një dialog në të gjitha temat e rëndësishme në shoqëri “, thotë me një shqetësim të shfaqur zonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkut për Serbi.

Sevdail Hyseni

SHKARKO APP