Shtimi i rasteve dhe vdekjeve, kryeministri Hoti mbledh drejtuesit e institucioneve shëndetësore

Pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe vdekjeve kryeministri Avdullah Hoti, do të zhvillojë sot një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se të dielën në ora 13:00 do të zhvillohet takimi.

“Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 13:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?