Shtyu konferencën për nesër, Hashim Thaçi kthehet në Kosovë, fotoja me kuptim që poston

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer sot në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të cilën e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook. Ai shfaqet krah dy prindërve të tij, si për të dhënë mesazhin se mbështetja e tyre është gjëja më e rëndësishme në betejën që e pret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thaçi ka qenë jashtë vendit dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbahej takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e dialogut, me ndërmjetësim të ambasadorit Richard Grenell.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizita e tij u ndërpre, si pasojë e publikimit të akt-akuzës për të, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë.

Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj Thaçi dhe Veselit, nën dyshimin për vrasjen e afërsisht 100 personave.

Ndërkaq, lidhur me zhvillimet e fundit Thaçi paralajmëroi konferencë për media të dielën, por që është shtyrë për ditën e hënë në orën 20:00.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Presidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?