Shuhet në aksidentin tragjik familja në Kosovë, mes viktimave tre fëmijë

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Suharekë – Duhël, konkretisht në fshatin Biraçë të Suharekës.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi mes një veture të tipit BMW dhe një autobusi në Duhël të Suharekës ua mori jetën pesë personave. Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa komunikacioni vazhdon të jetë i bllokuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.dailymotion.com/video/x6nz343

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i plotë i zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha:

Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c’rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMW dhe nje autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?