Si Behgjet Pacolli humbi Google për 100 mijë dollarë

Biznesmeni i njohur shqiptar, Behgjet Pacolli mund të ishte një nga njerëzit më të pasur në  botë nëse 15 vjet më parë nuk do të hezitonte të investonte tek Sergey Brin dhe Larry Page, dy themeluesit e Google 100 mijë dollarë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli kujton kohën kur refuzoi të investonte pasi nuk kishte aq shumë njohuri për këtë fushë veprimi.

Sot motor kërkimi i njohur amerikan Google mbush plotë 17 vjet.

Unë si ju dhe miliona njerëz të tjerë jam një përdorues i përditshme i kësaj zbulimi teknologjikë. Por dua të ndaj me ju një histori për herë të parë këtu lidhur me kompaninë Google.

Në vitin 1997 themeluesit e kësaj kompanie erdhen në zyren time në Lugano, Zvicër duke më lutur të investoj në idenë e tyre, por pasi nuk kisha aq shumë njohuri për këtë fushë veprimi (në atë kohë e panjohur për mua) ata i refuzova. Sidoqoft, unë shpresoj shumë që tani të rinjet tanë shqiptar do të shpikin diçka të tillë, dhe unë gjithsesi do ti përkrahi”, shkruan ai.

Atë që nuk e bëri Pacolli e bëri gjermani Andy Bechtolsheim.

Në gusht të 1998 ai dha 100 mijë dollarë dy themeluesve, atëherë kur Google ishte vetëm një algoritëm. “Forbes’ vlerëson pasurinë e tij me vlerën e  4.6 miliardë dollarëve.

Ai aktualisht është një njerëzit më të pasur në Europë.

SHKARKO APP