Sinani: Kurti u shkarkua sepse kasta e korruptuar iu frikësua përballjes me ligjin

Për pedagogun e Univesitetit të Prishtinës Agim Sinani, qeveria e re Hoti nuk mund t’i zgjidhë problmet që mbart Kosova,  u formua me 61 vota, ku 10 prej tyre janë të komunitetit serb.

Arsim Sinani: ‘Kjo qeveri nuk mund t’i zgjidhë problemet për shkak se kaloi me 61 vota, dhe me ndërhyrjen nga disa personalitete, të cilët ndërhynë që të detyrojnë një pjesë të deputetëve që të votojnë. Një qeveri e tillë që ka 61 vota, ku kemi 10 vota të komunitetit serb të cilat janë të komanduar nga Beogradi dhe Vuçiçi, nuk besoj se i duhet Kosovës dhe nuk mendoj se kjo qeveri mund të zgjidhë ndonjë problem për shqiptarët. Kjo qeveri është e impnuar për diçka tjetër të cilën ne do ta shohim në ditët në vijim.”

Në një intervistë për Ora News, ai u shpreh se Kurti u shkarkua sepse kasta e korruptuar iu frikësua përballjes me ligjin.

Arsim Sinani: ”Ndërsa përsa i përket qeverisë Kurti, unë mendoj se qeveria Kurti ishte një qeveri e cila doli nga verdikti i popullit. Është e vërtetë që mori 26%, por fituesja e zgjedhjeve të fundit në Kosovë është Lëvizja Vetëvendosje, kështu duhen të kuptohen gjërat. Kur partia e parë privohet që të formojë qeverinë, atëherë ne kemi problem me funksionimin e demokracisë. Kjo e ka një arsye, për shkak se kastat e korruptuara iu frikësuan përballjes me ligjin.”

Kryeministri i ri, Avdullah Hoti, mori formalisht udhëheqjen e qeverisë së Kosovës ditën e djeshme, më 4 qershor.

SHKARKO APP