Situata e COVID-19 në Kosovë, 565 raste të reja dhe 6 të vdekur në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se kanë vdekur gjashtë persona, të cilët kishin qenë të infektuar me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Ndërkaq, pas testimit të 3.444 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, janë regjistruar edhe 565 raste të reja me koronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur edhe 304 persona. Që prej 13 marsit, 2020, e deri më 14 mars, 2021, Kosova ka regjistruar në total 77.253 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.702 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq 64.666 persona janë shëruar. Raste aktive janë 10.885.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?