Situata në Kosovë, Ilir Meta takon krerët e Vetëvendosjes, Ymeri e Kurti

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, dhe Albin Kurti, Deputet në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit shqetësuese në Kosovë e në rajon duke vënë theksin tek rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit ndërqeveritar e ndërparlamentar mes Shqipërisë e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në Kosovë të cilat janë demonstruar përmes incidentit provokues të trenit, ndalimit të Kryetarit të AAK Ramush Haradinaj në Francë si dhe përmes murit të ngritur në Mitrovicë.

Kryetari i Kuvendit Meta theksoi në këtë drejtim rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv mes të gjitha palëve për të prodhuar zgjidhje afatgjata që i shërbejnë stabilitetit të qëndrueshëm, paqes e sigurisë në Kosovë e në gjithë rajonin e Ballkanit.

SHKARKO APP