Situata politike/ Engel: Qeveria e Kosovës të krijohet sa më shpejt
Kongresisti amerikan Eliot Engel, duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë, tha se pret të krijohet Qeveria e re sa më shpejt, sepse sa më tepër të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehte të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës.
Kongresisti Engel tha se komuniteti shqiptar në Bronks dhe SHBA janë shembulli më i mirë i realizimit të ëndrrës amerikane.
“Janë pasqyrimi më i pastër i asaj ëndrre dhe Amerikës. Kur Herri Bajraktari erdhi tek unë para 30 vjetëve nuk e kam ditur se do të ma ndryshonte jetën”, ka thënë Engel në restaurantin “Çka ka qëllu” në një tubim, transmeton RTV21.
Tutje, Engel tha se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë sa më shpejt.
“Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet që ta njohin sa më parë”, ka thënë Engel duke falënderuar për përkrahjen.
Ndërsa lidhur me formimin e qeverisë Kosova duhet të krijohet qeveria sa më shpejt.
“Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës”, ka thënë Engel.
“Rri me shpresë dhe pres që partitë fituese të formojnë koalicionin sa më shpejt, të tregojnë që Kosovë është shtet demokratik”, shtoi Engel.