S’ka tym të bardhë, LDK refuzon ftesën e Kurtit për t’u ulur në tryezë të përbashkët

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti i ka dërguar ftesë Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të zhvilluar një takim të përbashkët, me qëllim konstituimin e Kuvendit.

Në ftesë thuhet se duhet zgjedhur kryesia e Kuvendit, fillimisht kryetarët dhe më pas nënkryetarët, tre prej të cilëve sipas VV, do të jenë nga partitë që morën më shumë vota në zgjedhje.

Këtë ftesë të VV e ka konfirmuar edhe kryetarja e Gurpit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka deklaruar se “po, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka pranuar një letër nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje/deputeti Albin Kurti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo thotë se as kryetari Abdixhiku dhe askush nga LDK nuk do të marrë pjesë në takimin e planifikuar nga Kurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?