Skandali me foton në Kuvend, deputetja kosovare s’del në publik

Pas publikimit të fotos së përdhunimit nga ana e deputetes së PDK-së, Flora Brovina, opozita kërkon që partia të marrë përgjegjësinë përkatëse. Qe prej ditës së enjte, karrikia e deputetes Flora Brovina ka mbetur bosh dhe ajo prej kohësh nuk është parë në Kuvend. Sipas mediave kosovare, Brovina nuk është e disponueshme as në telefon.

Njohësit e çështjeve politike shprehen se partia e Brovinës duhet të marrë përgjegjësi për veprimin e bërë në Kuvend. Kujtojmë që akti i deputetes, Brovina në Kuvendin e Kosovës u cilësua si një ndër skandalet më të mëdha shtetërore duke e kaluar çështjen në  institucionet ligjore.

Kundër saj janë organizuar edhe protesta ndërkohë KMDLNJ, ka kërkuar që të mos dënohet Flora Brovina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?