Sonte do flasë Hashim Thaçi për akuzat dhe të ardhmen e tij

Sonte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur të thyejë heshtjen disa ditore pas akuzave të Prokurorisë Speciale në Hagë, nga prokurori amerikan.

“Këtë të dielë në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, ka shkruar Thaçi.

Kjo Prokurori Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për vrasjen e afërsisht 100 personave.

Akuza u publikua tre ditë para se të zhvillohej takimi me Presidentin serb në Shtëpinë e Bardhë, ku flitej për një Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Fushata për këtë marrëveshje u pri nga dyshime dhe akuza të shumta se mund të firmosej copëtimi i Kosovës në favor të Serbisë, ku veçanërisht Gjermania ishte kundër kësaj ideje destabilizuese për Ballkanin.

A do të jap dorëheqje Presidenti Thaçi për tu paraqitur në Hagë si Ramush Haradinaj, i cili ndërmori aktin e dhënies së dorëheqjes si kryeministër apo do të luaj fort si president? Kush ja bëri tre ditë para se të nisej, SHBA apo Gjermania? A do të kërkojë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme siç kërkon Albin Kurti, pas kësaj krize të fortë, ku kreu i PDK ndodhet në të njëjtën akuzë; a do të lejojë që kryeministri Hoti të shkojë në Uashington e të takohet me palën serbe, siç dhe është shprehur, duke e harruar se Presidenti ndodhet nën akuzë,etj etj dilema e pyetje që duhen sqaruar sonte nga Thaçi.

Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj janë dy ikonat e UÇK.

 

SHKARKO APP