Sot nis procesi i vaksinimit në Kosovë, prioritet personeli mjekësor

Sot nis procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Fillimisht, prioritet do të jetë vaksinimi i personalit mjekësor, të cilët prej më shumë se një viti qendrojnë në vijën e parë të luftës me virusit. Më pas do të nis procesi për të moshuarit mbi 80 vjeç dhe një pjese të popullsisë me sëmundje kronike.

Faza e dytë përfshinë grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, për fazën e tretë parashikohet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas përpjekjeve të vazhdueshme për nisjen e procesit të vaksinimit, dy ditë më parë në Kosovë kanë mbërritur 24 mijë doza të AstraZeneca nga COVAX.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?