Spartak Ngjela: Albin Kurti, politikë të rrezikshme! Rrezikon të futet të konflikt me amerikanët

Spartak Ngjela thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rrezikon postin e tij dhe mund të futet të konflikt me përfaqësuesit amerikanë nëse dështon me çështjen e urës së Ibrit.

Çfarë do të ndodhë nëse ngrihet tensioni dhe krijohet një konflikt ushtarak përsëri midis Serbisë dhe Kosovës. Dy gjëra janë, ose fiton Kurti me një kredo të madhe ose ikën posti i Kryeministrit. Sepse është një urë që do të kalojnë mjetet, se si e kanë organizuar problemin ekonomik, s’ka ç’na duhet, ne po flasim në terma të përgjithshme. I ka në favor të gjitha, por i ka dhe për zgjedhjet e ardhshme nëse e nxjerr, nëse nuk e nxjerr, jo vetëm që nuk fiton zgjedhjet, por nuk mund të rrijë dot as Kryeministër. Sepse do të jetë në konflikt me Amerikën për një moment konkret, faji i të cilit është i atij. Ose do të jetë një sukses i aktit të tillë dhe meritën e merr ai. Kjo është politika, se çfarë do të ndodhë, nuk e di.

A do ta kalojë lehtë Kurti konfliktin me Presidenten kur ajo është kryetare e Shtetit? Jo, nuk e kalon dot. Atëherë, mund të jemi përballë një eventi të ri në Kosovë, në disfatë të kryeministrit Kurti, por vetëm nëse dështon në aktin që kërkon të marrë”, ka thënë Ngjela në Top News.

SHKARKO APP