Spitali i Pejës, 16 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore

16 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Pejës. Aktualisht në këtë spital po trajtohen 62 pacientë me koronavirus, 40 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe nga këta. 6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në këtë spital.

“Aktualisht po trajtohen 62 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 40 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”,- thuhet në njoftim.
Po ashtu mësohet se nga personeli i spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 222 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?