Sulme skandaloze kundër ambasadorit gjerman

Nga Enver Robelli –

Kur emisari Grenell e paragjykon vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe thote se mezi po pret te bashkepunoje me “qeverine e re”, lugovistet qe i sherbejne nentokes politike – heshtin.

Sepse kjo ju konvenon.
Kur ambasadori gjerman Heldt vetem e citon nje ankete te organizatave nderkombetare mbi popullaritetin e qeverise dhe kryetares se Kuvendit te Republikes se Kosoves, atehere per argatet ledekeiste te nentokes kjo eshte arsye per ta sulmuar ambasadorin gjerman. Retorika antigjermane behet per shkak se Gjermania eshte fuqia kryesore qe po e kundershton hedhjen ne ajer te Republikes se Kosoves dhe po kundershton prekjen e kufijve. Para 10 vitesh ministri i Jashtem gjerman mbajti nje fjalim ne Kuvendin e Kosoves, ku tha: “Ne kete rajon kufijte jane vizatuar njehere e pergjithmone”. Qe kjo nuk u pelqente shovinisteve serbe, dihej. 

Qe dalin edhe politikane shqiptare dhe behen aleate te hegjemonizmit pansllavist, kete pakkush e ka besuar. Tash pjese e ketij projekti eshte edhe “partia e lugovisteve”, kuptohet duke sulmuar edhe Gjermanine, ku bajraktaret e sotem te LDK-se kane jetuar me dekada si ministra ne ekzil, duke “menaxhuar” fonde qindramilioneshe te diaspores. Standardet e dyfishta tregojne se ne çfare moçali ka rene politika ne Kosove.

 Çka guxon te beje nje emisar, nuk i lejohet as 1 per qind ambasadorit te shtetit qe ka investuar qindra milione ne Kosove, ka hapur tregun e punes per mijera kosovare dhe eshte vendi vendimtar per te ardhmen europiano-perendimore te Kosoves. Po, ky vend s’po ia heq vizat Kosoves. Por a mund te kete lidhje kjo mos-heqje vizash me keqqeverisjen shumevjeçare ne Kosove? Ndoshta…

SHKARKO APP