Sulmohen futbollistët e klubit shqiptar në Serbi

Futbollistët e FC Lugina, që bën gara në liga të ulëta në Serbi, janë sulmuar gjatë ditës së diele.

Këtë e kanë konfirmuar vet klubi përmes një postimi në rrjetet sociale, sipas të cilëve: “sulmi fizik ndaj klubit Luginës ishte për shkak të kombësisë shqiptare”, raporton Gazeta Express.

FC Lugina ka njoftuar se gjatë gjithë ndeshjes, “futbollistët kundërshtarë dhe publiku në vazhdimësi kanë fyer në baza kombëtare, gjuhë, dhe fetare”, derisa kanë lënduar edhe lojtarë nga Lugina.

Reagimi i plotë i klubit FC Lugina:

Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit “Lugina” në Levosojë!

Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Lugin të Preshevës e më gjërë , klubi Lugina përskej problemet e gjëra që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Lugines sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas.

Duke ditur cilësin e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte pregaditur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Lugines ishte perleshja fizike ndaj futbollisteve në menyrë tinxare.

Siç e cekem dhe më larte ishte e gjitha e orkestruar dhe nder qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Lugines ishte dhe kombësia Shqiptare klubit.

Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyrë baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare.

Prandaj ju bëjmë thirrej organeve  të  Drejtësisë, organeve Komunale dhe medijave që këtë rastë tinxar në dëmë të vetmit klub Shqiptar ta shqyrtojn në organ më të larta.

Ngjarjet që kan ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si misafir klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerushme.

Klubi Lugina, do te jene gjithmone prane futbollisteve ne cdo lloj rasti , e ne cdo lloj vendimi.

SHKARKO APP