Takimi i Uashingtonit, gazetari Ikonomi: Trump është përpjekur ta përdorë si spektakël

Gazetari Ilir Ikonomi tha nga SHBA, se anulimi i takimit mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në Uashington, do të ishte një dështim nëse ky takim nuk merr formë në një datë tjetër.

Ikonomi tha se Presidenti Trump është përpjekur ta përdorë këtë si spektakël dhe kjo nuk është diçka e rrallë për presidentët amerikanë.

Fevziu: A është përdorur në politikën e brendshme amerikane anulimi i këtij takimi?

Ikonomi: Presidenti Trump është përpjekur ta përdorë këtë si spektakël dhe kjo nuk është diçka e rrallë për presidentët amerikanë, që të tregojnë se kanë arritur sukses në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës qoftë dhe një lloj progresi gradual. Ky është një dështim në një lloj sensi nëse takimi në Shtëpinë e Bardhë nuk merr një formë në një datë tjetër.

Fevziu: Thuhej se ky takim ishte një iniciativë që vinte nga Shtëpia e Bardhë dhe jo nga DASH.

Ikonomi: Për mua kuy është një spekulim, por janë shumë gjëra bashkë që do të merren vesh nëse nëse një anëtar i DASH do të shkruajë një libër për të treguar se çfarë ka ndodhur në prapaskenë.

SHKARKO APP