Takimi me Vuçiç në SHBA, Thaçi kërkon seancë të jashtëzakonshme për të raportuar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka kërkuar një seancë të jashtëzakoinshme në parlamentin e vendit në 4 mars për të raportuar rreth vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimit me presidentin serb Vuçiç në Uashington.

Në shkresën zyrtare drejtuar Sekretarit të Kuvendit, Sekretari i Presidencës ka kërkuar që të bëhen të gjitha përgatitjet për mbajtjen e një seance në lidhje me këtë çështje.

Kreu i shtetit përmes një postimi në ‘Facebook’ kishte njoftuar për takimet e realizuara në SHBA dhe ishte shprehur i gatshëm të raportojë në Kuvend lidhur me ‘to.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj vizite, Thaçit i është bërë e qartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në institucionet e tjera të larta në Uashington, se duhet të hiqet taksa plotësisht në mënyrë që t’i hapet rrugë marrëveshjes finale dhe përmbylljes së dialogut me Serbinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?