Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Berat Buzhala: Nuk pres të arrihet një marrëveshje historike

Analisti Berat Buzhala, në një intervistë për “ABC News”, foli nga Uashingtoni për takimin në Shtëpinë e Bardhë që do të zhvillohet për dialogun Kosovë-Serbi.

Buzhala, u shpreh se Presidenti Vuçiç kur bëhet fjalë për takime është melodramatik.

Ai theksoi se nuk pritet që në këtë takim të shkruhet një marrëveshje historike, ndërsa shtoi se mundësitë janë që të arrihet marrëveshje ekonomike.

“Është shumë pak e pritshme se aje do të shkruhet një marrëveshje historike. Gjasat janë që marrëveshja të jetë ekonomike. Versioni optimist është që Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë një marrëveshje ekonomike. Në 4 shtator nuk pritet që Grenell të bëjë një plan për të keq për Kosovën”, tha ai.

Më tej ai theksoi se surpriza e vetme që mund të jetë është palët ta nënshkruajnë këtë marrëveshje, që nënkupton ndërtimin e një hekurudhe, vazhdimin e autostradës.

“Pres që Trump dhe Grenell në mandatin e dytë të hapin mundësin ë që palët të shkojnë drejt një marrëveshje përfundimtare, por kjo shihet si një dëshirë e tyre.

Edhe Grenel edhe Trump e dinë se koha është shumë e shkurtër që të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti nuk e ka mandatin apo popullaritetin që të shkojë në një marrëveshje finale. Është barrë e rëndë për Avdullah Hotin që të shkojë për nënshkrime të marrëveshjeve”, shtoi ai.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo se deri në cilën pikë është i gatshëm të shkojë kryeministri Avdullah Hoti, Buzhala u shpreh:

Hoti duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, Kosova bëri mirë që vetëm për këtë rast e ndryshoi kryeministrin.

Hoti është treguar gjakftohtë dhe duhet të vazhdojë me gjakftohtësi. Mendoj që ia ka vlejtur ndryshimi i qeverisë. Shtëpia e Bardhë vijon të jetë e bardhë, dhe pa mbështetjen e saj, Kosova nuk do të ishte aty ku është”, tha Buzhala.

Po ashtu Buzhala shtoi se mekanizmi i BE është më i komplikuar, ndërsa SHBA-të kanë forcën, mundësinë dhe ekonominë që shtetet që janë në konflikt me njëra-tjetrën ti trajtojnë më shpejt se burokracia e Brukselit.

Takimi ne Shtepine e Bardhe, Buzhala: Nuk pres te arrihet nje marreveshje historike

/abcnews.al/

SHKARKO APP