Takohen Presidenti i Kosovës dhe Presidenti serb

Që prej pasdites së kësaj të premteje, po zhvillohet takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, nën lehtësimin e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Koçijançiç publikoi disa foto nga nisja e takimit.

Fillimisht, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Mogherini u takua veçmas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi ndërmjet dy presidentëve ka si synim avancimin përpara të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, për përmirësimin e raporteve reciproke.

Fokusi do të jetë në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese që janë arritur, dhe mënyrat sesi të arrihet një zgjidhje përfundimtare mes të dyja vendeve./tch/

SHKARKO APP