“Të du”/ Urimi i veçantë i gazetares: Kosova është dashni, imagjinoni si do ishte shqiptaria sot pa të

Teksa Kosova festoon 13-vjetorin e Pavarësisë, nuk ka munguar urimi i veçantë i gazetares Sonila Meço.

Autorja e “Tempora” në RTV Ora, përmes një postimi në rrjetet sociale, gjen një mënyrë origjinale për të uruar shqiptarët për këtë datë të veçantë.

Sonila MeçoTë du!

Kosova është dashni, jo se ashtu DUHET me thanë, por sepse imagjinoni si do ishte shqiptaria sot pa të…

Pa mënyrën se si e shijon lirinë Kosova, si e pasuron kulturën, politikën, fjalën, artin, muzikën, sportin, patriotizmin shqiptar prezenca e saj…

Faleminderit kujt frymë dha e mori për ta ruajtur, mbrojtur, shpëtuar e lënë të lirë!

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, qytetarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombetare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.

Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizates së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosoves: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezoluten 12 44 të Keshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikes Federale të Jugosllavisë.

Më 2 shkurt 2007 i derguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavaresinë e kushtezuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 Shkurt 2008.

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes vendimit këshillëdhënës se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Ndërsa ky 13-vjetor vjen pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 Shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje arriti një fitore historike.

SHKARKO APP