Të pathënat e krimit, si u ekzekutua në mes të Londrës producenti i njohur shqiptar, “bosi” më i kërkuar në Suedi (Foto-Video)
Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi mafioz i producentit të njohur shqiptar nga Kosova, Flamur Beqiri, ditën e Krishtlindjes, në mes të Londrës dhe në sy të fëmijëve e bashkëshortes.
DailyMail shkruan se eliminimi i tij ka të bëjë me disa vrasje të ngjashme mes bandave të shqiptarëve në Europë, duke theksuar se ai ishte ndër më të kërkuarit në Suedi.
Shkrimi i plotë i DailyMail mbi ekzekutimin e Beqirit:
Ekzekutimi i një producenti para gruas dhe fëmijës së tij në Londër ditën e Krishtlindjes ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave shqiptare në Suedi, ku ai dikur ishte një nga më të kërkuarit, ka zbuluar MailOnline.
Flamur (Alex) Beqiri, 36 vjeç, u qëllua rreth orës 9 të së martës, ndërsa gruaja e tij ulëriste nga tmerri jashtë shtëpisë së tyre në Battersea.
Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën rrugë pranë Thames, por nuk mundi të shpëtonte.
Policia në Suedi është duke punuar me Scotland Yard për rastin sepse ‘disa’ nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë vrarë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë, një burim i tha gazetës Sydsvenskan në Malmo.
Në vitin 2008 ai ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milion paund në Skandinavi.
Policia tha në atë kohë se Beqiri u nis për në kufi me këmbë, por nuk dihet nëse ai u arrestua ndonjëherë ose u akuzua në lidhje me komplotin për të cilën akuzohej.
Një i brendshëm në Suedi tha sot për MailOnline se Beqiri, i cili u transferua nga Shqipëria në Suedi qëkur ishte fëmijë, ishte ‘i lidhur shumë’ me kriminelët suedeze.
Shoku i tij Naief Adaëi, 33 vjeç, u vu në shënjestër të një sulmuesi sirian para një dyqani në Malmo në gusht.
Grabitësi i dënuar i bankës ia dorëzoi foshnjën e tij dy muajshe gruas së tij Karolin Hakim, 31 vjeç, dhe iku. Zonja Hakim u qëllua në kokë, por fëmija dhe babai i saj mbijetuan.
Naief u burgos me tetë vite për një grabitje prej 7 milion dollarësh në Danimarkë në vitin 2008.
Vrasja e Beqiri është e 146-ta në Londër për vitin 2019.
Motra e tij është një modele e famshme e cila ka qenë e martuar me futbollistin e Manchester United, Anders Lindegaard por martesa e tyre nuk funksionoi .
Cili ishtë Flamur Beqiri, i njohur si Alex?
Beqiri është martuar me gruan e tij, Debora Krasniqi, në Cernobbio pranë Lake Como, Itali, në tetor 2018.
Në artikullin në revistën Grace Ormonde Wedding Style, i cili publikoi foto të rastit që tronditi Britaninë zbuloi se çifti u takua për herë të parë përmes Facebook.
Zonja Krasniqi i tha revistës se dyshja, fillimisht ishin vetëm miq, por më vonë u dashuruan marrëzisht’.
“Gjithmonë kishte diçka të veçantë në lidhjen tonë,” tha ajo
Duke folur për ditën e veçantë, ajo tha: ‘Unë pashë vetëm atë dhe djalin tim, dhe gjithçka u duk kaq perfekte.
“Ndërsa ecnim si burrë e grua, u kthyem te njëri-tjetri, buzëqeshëm dhe thamë ‘Pfff, faleminderit Zotit që jemi bashkë”.
Por dashuria e tyre do të shuhej shumë shpejt..
Për vrasjen e tmerrshme që ndodhi , Jamie Stevenson, nga Komanda e Specialistëve të Krimeve, tha: ‘Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të vendosur se cili është motivi që mund të ketë çuar në ekzekutimit të tij, në një mënyrë kaq të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij.
‘Ata janë shkatërruar nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe po ruhen nga oficerë të specializuar.
Ne e dimë se viktima po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën pas një mbrëmje, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë së tij. ‘
Julian Stratton, 51 vjeç, ishte në shtëpinë e prindërve të tij vetëm metra larg vendit të ngjarjes dhe kur tha se kishte dëgjuar krismat.
Ai tha: ‘Ishin pesë të shtëna me armë, pastaj një pauzë para gjuajtjes përfundimtare.
‘Të shtënat u dëgjuan nga shumë fqinjë, por duke qenë pragun e Krishtlindjes, shumica menduan se ishin fishekzjarre, në fillim.
Ai shtoi: Fqinji im është një mjek. Ai shkoi për ta ndihmuar dhe pa atë të shtrirë në rrugën e tij, përpara se të arrinte policia dhe ambulanca.
‘Ai ishte shtrirë para derës së tij i mbuluar nga gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë po shpresonim që ai do ia dilte.
“Ju nuk keni ide se sa e dëshpëruar ajo (gruaja e tij) dukej.”
Një makinë u pa duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po siguron banorët e Battersea se nuk ka ndonjë rrezik tashmë nga personi i armatosur.
Ndërsa shumica e botës feston Krishtlindjet dhe shikon përpara në vitin 2020, Londinezët do të reflektojnë në një vit gjakderdhjeje me dhunë me armë.
Burimi: Balkanweb