Të shëruarit nga Covid-19 po shfaqin probleme me kujtesën, rasti i dy shqiptarëve

Prekja nga Covid-19 lë pasoja. Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri përpara nëntorit të vitit të kaluar, nuk kishte pasur probleme me kujtesën. Që pas shërimit nga virusi, kjo është kthyer në një problem të përditshëm për të.

”Harresën e kam aty për aty, nuk më ka ndodhur më herët që dikush të më dhuroj diçka e ta harroj menjëherë, e kjo po më ndodh aq shpesh. Po e vërej sepse unë me kujtesë kam qenë shumë mirë”, tha gruaja për Radion Evropa e Lirë. Shqetësime me humbje të kujtesës ka edhe F.S, që ishte infektuar me Covid-19 para tre muajsh.

Për efektet post-covid po kryehn mjaft hulumtime shkencore. Në një artikull të publikuar nga ”Harvard Medical School”, argumentohet se si mund të ndikojë sëmundja tek aftësitë njohëse. Në një publikim të fundit të bërë nga shkencëtarët amerikanë dhe gjermanë dhe të publikuar në ”Alzheimer’s Research & Therapy”, thuhet se një kombinim i mundshëm i efektit të Covid-19, inflamacionit sistematik dhe dëmtimet e organeve vitale, mund të bëjnë që disa persona të cilët e kanë kaluar këtë virus të jenë më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit.

SHKARKO APP