“Të vras, mos u mërzit”, Milaim Zeka: Çfarë i kërkova Haradinajt
Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka rrëfyer për luftën e Koshares teksa kanë kaluar 20 vite nga ajo betejë e fortë. I pranishëm në “Debat Plus”, Zeka ka përkujtuar momentin e parë kur ka hyrë në kufi të Kosovës. Ai thotë se bashkë me Nasim Haradinajn kishin zbritur në tokën e Kosovës pas 18 vitesh në Diasporë.
‘’Bashkë me Nasimin pas 18 viteve, para se të hynim në kufi. Kemi qenë me Nasimin edhe në SHBA. Kur kemi hyrë në kufi, i thashë: Nasim po du me fol me ty diçka. Pashë Zotin, a ma jep besën që nëse plagosem, mos të më lësh të gjallë. Nasimi ma ktheu: Unë atë punë pa besë ta kryejë, të vras, hiq mos ta ninë’’, u shpreh në dialekt, Milaim Zeka.
Deputeti tregon se aty është bërë një luftë e madhe.
“Vetë fakti që ushtarët kanë ngrënë e kanë pirë në kazermën e ushtrisë jugosllave, flet edhe dëshmon që aty është bërë një luftë shumë e madhe”, shtoi ai.