Tërhoqi zvarrë gruan në Prizren, Ramush Haradinaj: Janë do virusa këtu

Kryeministri Haradinaj është i bindur se duke e tërhequr nga krahu prej foltores zonjën nga Shqipëria, u tregua burrë shteti. Nuk është penduar aspak e thotë se do ta kryente ndryshe nëse në vend të saj do të ishte një burrë.

“Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Në atë ngjarje e thërrasim veten edhe shtetet tjera. Është e papranueshme një i paftuar të flasë”, ka thënë kryeministri.

“Aty kenë dy zgjidhje: Ja policia, ja unë. Zot shpie kam qenë”, tha tutje Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kryeministrit, të qenit grua nuk e bën të falshëm veprimin e zonjës në fjalë. Ai thotë se do ta tërhiqte këdo që futet pa protokoll në ngjarje shtetërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa të jem në detyrë kërkush s’më hyn nëpërkëmbë në ngjarje shtetërore. A ke burrë, a ke zojë, a ke fmijë”.

E, Haradinaj është fort i bindur se me tërheqjen e gruas e ka dëshmuar veten si burrështetas. E krahason marrjen e fjalës së zonjës me arrestimin e Gjuriqit.

“Na e kemi arrestu Gjuriqin atje me tregu që jemi shtet, na e kem ndalë Frashër Osekun para grus e fëmijve, e na po e lojmë një grua qaty me na torturu një popull, edhe me thanë i hijshëm i pahijshëm. Pahijshëm kom me e bo”, tha kryeministri, shkruan Express.

Ai ka përjashtuar mundësinë se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka vënë në kurth, duke ia lëshuar zonjës mikrofonin.

“Janë do virusa këtu. Ne e dimë kush e shtin. Jo nuk është e Kadrisë. Gjesti i Kadrisë ka qenë korrekt, ka shpresu që i thotë dy fjalë edhe largohet. Ajo nuk dike mu ndalë”. tha Haradinaj.

“Nëse ish kon burrë, e kisha kry edhe ma ndryshe. Qaty ku qëlloj unë nuk shkelet shteti”, përfundoi arsyetimin e tij.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1815509568514127/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?