Tërmeti në Turqi, shënohet viktima e parë me origjinë shqiptare

Shënohet vitkima e parë me origjinë shqiptare, pas tërmetit tragjik në Turqi. Mësohet se bëhet fjalë për një 62-vjeçare, të identifikuar si Nazmiye Doraya (Nazmie Doraja). Nazmija është nga Prishtina dhe që prej vitit 1954 jetonte në Izmir të Turqisë. Gruaja është gjetur nën rrënoja, bashkë me të birin, të cilin e kishte mbuluar me trup për ta mbrojtur. Ky i fundit ndodhet në shpital, jashtë rrezikut për jetën, kurse e ëma ‘la shpirtin’ në rrënojat e një pallati.

SHKARKO APP