Thaçi: BE të liberalizojë vizat me Kosovën, më pas të nisë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për mediat pas takimit që ka pasur me këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Makron.
Thaçi tha se se me të dërguarit e Merkelit dhe Macronit kanë biseduar për situatën politike në Kosovë, teksa ka shtuar se është zhgënjyese se tema e liberalizimit nuk u dëgjua nga ta.
Hashim Thaçi: “Përfundova takim me të dërguarit e kancelares Merkel e gjithashtu edhe të presidenti francezes Macron, me të cilët diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor, fokusin evropian për të ardhmen, aktualitetin por edhe të perspektivës. Për fat të keq, as sot nuk u dëgjua asgjë për liberalizim e vizave për Kosovën, madje po të hapja si temë as nuk do të diskutohej, kjo është zhgënjyese për qytetarët e Kosovës, kur para pesë vitesh BE ka qenë i gatshme të merr vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mos uniteti i BE-së, është i padrejtë në rrafshin e aktualitetit, por edhe gabim strategjik që po bën BE në raport me Kosovën”.
Thaçi u shpreh se fillimsht Bashkimi Europian duhet të nxjerrë vendimin për liberalizimin e vizave me Kosovën, më pas të mendojë nëse ka lidership për të shtyrë përpara dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Hashim Thaçi: ‘‘Ne e dimë që 5 vende të BE nuk e kanë njohur Kosovën por është shumë keq që qytetarët e vendit të paguajnë për mos unitetin e BE për Kosovën dhe BE. Qëndrimi im ishtë shumë i qartë, fillimisht BE duhet të nxjerrë vendimin për liberalizimin e vizave pastaj të shohë nëse ka kapacitete, vizion e lidership për të shtyrë përpara dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Nga ajo që unë kuptoj e shoh BE është plotësisht i papërgatitur për fazën e dytë, ndërsa për të parën ka menduar në mënyrë elegante për të anashkaluar liberalizimin e vizave, duke e kthyer në një proces të pasigurt, të panjohur, të pafuqishëm për të arritur ndonjë marrëveshje”.
Delegacioni franko-gjerman përbëhet nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1057459657944049/