Thaçi: BE t’i jap peshë politike përfshirjes në dialogun Kosovë-Serbi

President i Kosovës, Hashim Thaçi  është shprehur se BE-ja duhet t’i jap peshë përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se BE-ja duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi ndër të tjera thekson se BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate.

“Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE’ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, shkruan presidenti Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?