Thaçi dekoron akademik Idriz Ajetin: Jeni Çabej i Kosovës!

Prishtinë, 27 janar 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Këtë medalje, presidenti Thaçi ia ka ndarë akademik Idriz Ajetit në 100 vjetorin e lindjes për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.

“Ju që këtë vit po mbushni një shekull, për mua jeni Çabej i Kosovës në fushën e studimeve albanologjike”, ka thënë presidenti Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju falënderoj për këtë nderim që po ma bëni”, u shpreh akademik Idriz Ajeti. Me veprimtarinë e tij, akademik Idriz Ajeti ka kontribuar shumë edhe në forcimin e identitetit tonë kulturor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?