Thaçi: Do të bisedojmë me Serbinë për tërheqjen e fletarrestimeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se nesër në Bruksel, në vazhdën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, do të kërkohet tërheqja e fletarresteve të Serbisë, për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë në “InfoBox” të RTV Dukagjinit se beson se është momenti i fundit që të hapet kapitulli i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, duke u bazuar, sipas tij, në standardet euro – atlantike.

“Në të njëjtën kohë ky kapitull të mbyllet me njohjen reciproke të Serbisë për Kosovës dhe Kosovës për Serbinë”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti i vendit ka folur edhe për murin e ndërtuar në Mitrovicën Veriore, duke theksuar se “ky mur duhet të rrënohet sa më parë”.

SHKARKO APP