Thaçi: Drejtësia Ndërkombëtare me dy standarde. Serbia e ”përkëdhelura” e tyre

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një fjalim të gjatë drejtuar qytetarëve, tha se Drejtësia Ndërkombëtare është me dy standarte, për këtë çështje, ku sipas tij Serbia është e “përkedhelura” e tyre. Kreu i shtetit, nënvizoi se nuk thuhet asnjë fjalë për krimet e luftës nga ana e sërbëve, e ndërsa për Kosovën prej 21 vitesh vijojnë hetimet.

Pjesë nga fjalimi

Kush thotë se jam bërë pengesë dhe sabotues i gjykatës është i keqinformuar dhe tendencioz. Dikush duhet të bëjë bilancin e hetimeve për krimet e luftës në Kosovë, do isha i lumtur nëse drejtësia ndërkombëtare do të aplikonte standarde të barabarta mes Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës, fatkeqësisht jo vetëm që nuk e shoh këtë, por shoh të kundërtën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot Serbia ecën në rrugën e negocimeve në BE, ne nuk kemi të drejtën për lëvizjen e lirë. Nuk shoh komplot kundër Kosovës, por është fakt diferenca mes Kosovës dhe Serbisë. Padyshim edhe ne kemi gabimet, unë i pari dhe krejt udhëheqësit në Ksovë që nuk kemi arritur të ruajnë kohezionin politik, por kjo nuk e justifikon që në 21 Kosova ballafaqohet me krimet e luftës ndryshe në Serbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë heshtje të Serbisë e bën më të rëndë heshtja e ndërkombëtarëve, jam angazhuar për paqe me Serbinë por nuk pranojë që për eshtrat e vrara nga serbët të mos kenë heshtja, mos duhet që të kërkojmë falje për të zhdukurit tanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?