Thaçi i telefonon Vuçiç, anashkalon Mustafën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka telefonuar Kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, me të cilin ka biseduar për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Në këtë formë, Presidenti ka anashkaluar Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, duke folur me homologun e tij serb.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë“, ka njoftuar Thaçi permes nje postimi në facebook.

 

SHKARKO APP