Thaçi: Kosova do punojë që të përmbyllet kapitulli i armiqësisë shekullore me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se delegacioni i Kosovës do të shkojë i përgatitur në Ëashington për të rifilluar dialogun me Serbinë.
Deklarata erdhi ditën e sotme, në kuadër të
takimit që do të zhvillohet më 27 qershor për dialogun Kosovë-Serbi.
Ndër të tjera kreu i shtetit ka falenderuar presidentin Trump dhe të dërguarin special për dialogun Grenell për mbështetjen.
“Takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë e konsiderojmë si kthesë historike dhe mundësi të papërsëritshme për arritjen e paqes. Delegacioni shtetëror i Kosovës, njësoj si në të kaluarën edhe tani shkon i përgatitur për të përfaqësuar denjësisht integritetin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Njëlloj si në të kaluarën, Kosova do të jetë në anën e duhur të histories.”
Gjatë konferencës, Thaçi tha se Kosova është i bekuar me përkrahjen e SHBA-së.
“Vendi ynë është i bekuar me përkrahjen e SHBA-ve dhe Kosova do të punojë për të bërë marrëveshje paqësore dhe historike dhe për ta mbyllur kapitullin e armiqësisë shekullore me Serbinë”, është shprehur presidenti Thaçi.