Thaçi: Lajçak kundër Kosovës së pavarur, misioni i tij do dështojë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për emërimin e Miroslav Lajçak nga Bashkimi Evropian si përfaqësuesi i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka reaguar duke “e uruar për detyrën por tha se Lajjçak është kundër Kosovës së pavarur.

Hashim Thaçi: “BE zyrtarisht ka emëruar të dërguarin special në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, E uroj atë për marrjen e detyrës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Por që misioni i ri i tij është i dizajnuar që të dështojë për shkak të asaj që ka bërë për ta penguar Sllovakinë për ta njohur Kosovën dhe votimin kundër Kosovës për ulëse në UNESCO”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të enjten e 19 marsit, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord që Miroslav Lajçaku të jetë përfaqësues i posaçëm i unionit për dialogun midis Kosovës e Serbisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?