Thaçi: Lajçak premtoi votën për UNESCO-n, pastaj fiku telefonin dhe votoi kundër. Nuk është për dialogun
Presidenti Hashim Thaçi e shprehu hapur qëndrimin e tij kundër emërimit të Miroslav Lajçak, si i dërguar special i BE për dialogun Prishtinë-Beograd.
Gjatë një konference për mediat, Thaçi kujtoi që Lajçak vjen nga një vend i BE si Sllovakia që nuk ka njohur Kosovën dhe se ai ka qenë Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Sllovakisë.
Thaçi: Me gjasë do të kemi dhe një të dërguar special për dialogun si Lajçak. Ai ka qenë Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Sllovakisë dhe se ka njohur Kosovën. Cili do të jetë roli i tij? Neutral, jo faleminderit me mua jo. Gjëja e parë që duhet të ndodhë është liberalizimi i vizave për të kthyer besimin e qytetarëve te BE. Besueshmëria e plotë është te SHBA për tu kordinuar me politikën jo unike të BE. Autoritet më të madh kanë disa vende anëtare sesa vetë BE dhe Brukseli. Lajçak është mik i imi, por është preferencë e gabuar e BE në dialog. Pse nuk propozohet dikush nga një vend që ka njohur pavarësinë e Kosovës?
Edhe pse tha se me Lajçak janë miq prej shumë vitesh, Thaçi nuk mund të mos kujtonte që Kosova mbeti jashtë UNESCO-s edhe për shkak të votës së tij kundër.
Thaçi: Jam dëshmitar që UNESCO-n e kemi humbur për 2 vota. Një nga votat vendimtare që i është premtuar Kosovës dhe në fund ka mbyllur telefonin dhe ka votuar kundër është Miroslav Lajčák, Ministër i Jashtëm i Sllovakisë që ngarkohet tash me u marr me Kosovën dhe Serbinë.